Origjina e gjuhëve nuk gjurmohet te nevojat e para të njerëzve: do të ishte absurde nëse arsyeja që i ndan ata, do të prodhonte edhe mjetin që i bashkon. Nga vjen, pra, kjo origjinë? Nga nevojat morale, pasionet. Të gjitha pasionet priren t’i bashkojnë njerëzit, por nevoja e sigurimit të jetesës i bën t’ia mbathin nga njëri-tjetri. Nuk është as uria pra, e as etja, por dashuria, urrejtja, mëshira, inati, të cilat nxorën prej njerëzve fjalët e para.